Sport

Milan: Rikthehet Silva, largohet Cutrone

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 22 June 2019

Sky Sport Italia raporton se Milan mund të mbajë në skuadër Davide Calabrian dhe Suson, ndërsa Andre Silvas do t’i jepet një mundësi e re para Patrick Cutrone, me këtë të fundit që mund të largohet.

‘Rossonerët’ tani kanë filluar të lëvizin në tregun e transferimeve, pasi kanë emëruar drejtor sportiv Ricy Massara.

Eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio, raporton se ‘Rossonerët’ të premten kanë pasur një takim me agjentin e Cutrones, Donato Orgnonin, duke i bërë të ditur se do të ishin të gatshëm ta shisnin sulmuesin nëse pranojnë ndonjë ofertë prej 25 milionë euro.

-Advertisement-

Interesim për Cutrone në këto momente, ka nga Fiorentina, që për trajner ka të angazhuar Vicenzo Montellan.

Sa i përket Silvas, thuhet se trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, është gati t’i dorëzojë një shans të ri portugezit, që sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera