Sport

Milan i jep ultimatum Montellas

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 26 September 2017

Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit

Trajneri italian, Vincenzo Montella nuk guxon të gaboj në ndeshjet e radhës nëse dëshiron të mbetet trajner i Milanit.

Sipas mediave italiane nëse Rossonerët nuk arrijnë rezultate pozitave në dy ndeshjet e radhës, ndaj Romës dhe Interit, Montella do të shkarkohet, shkruan Gazzetta dello Sport

-Advertisement-

Kualifikimi në Ligën e Kampioneve është një objektiv i pazëvendësueshëm për pronarët kinezë të Milanit, të cilët shpenzuan mbi 200 milionë euro për përforcime.

Kandidat për ta marrë drejtimin e Milanit janë: Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Paulo Sousa, Walter Mazzarri dhe Thomas Tuchel.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera