Milan dhe Chelsea mendojnë shkëmbimin e bujshëm

Autori: Gazeta inFokus
13:23 | 21 December 2018
Alvaro Morata dhe Gonzalo Higuain po bëhen protagonistë të merkatos ditët e fundit.
Sulmuesi spanjoll nuk po ndihet mirë te Chelsea, ndërsa Higuain është i trishtuar te Milani dhe kjo ka bërë që të ngrihet hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm mes tyre.
Alvaro Morata u transferua nga Reali i Madridit me idenë për të pasur më shumë hapësira dhe pranoi ofertën më të volitshme nga ana financiare, pikërisht atë të Chelsea, por duket se gjërat nuk shkuan sipas planit të tij. Përsa i përket Higuain, argjentinasi ka kohë që nuk po mund të shënojë me Milanin dhe kjo duket se ka shtuar ankthin e tij. Kjo ka bërë që të shtohen dyshimet e kuqezinjve, të cilët mund të lejojnë largimin e sulmuesit për të tentuar rekuperimin e 9 milionë eurove që përbën 50% e pagesës së këstit për huazimin të tij.
Por, shkëmbimi mes Moratës dhe Higuain nuk është aspak i lehtë, përkundrazi është mëse i komplikuar. Kjo për shkak të formës së marrjes së këtyre futbollistëve nga klubet respektive. Milani e ka marrë Higuainin me huazim me të drejtë blerje prej 36 milionë eurosh, ndërsa Blutë e blenë kartonin e Moratës për 80 milionë euro. Në këtë pikë duhet që klubi milanez dhe ai londinez të arrijnë një akord për kryerjen e një shkëmbimi me huazim mes dy lojtarëve që përfshijnë rinegocimet për të drejtën e blerjes.
Te Chelsea, Sarri dëshiron të ketë Higuainin nën urdhrat e tij, ndërsa Milani do Moratën. Raportet mes këtyre dy klubeve janë të mira, ashtu sikurse edhe ato të kuqezinjve me Juventusin, me këtë të fundit që duhet të autorizojë largimin e Higuainit me huazim me bardhezinjtë që mund ta pranojnë këtë lëvizje duke qenë se Chelsea nuk luan në Ligën e Kampioneve.

Të tjera
-
Deda: Një pjesë e skenës politike në Kosovë ka urrejtje ndaj shtetit
Analisti Ilir Deda ka thënë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, se një pj...
-
Abdixhiku i reagon Haradinajt: Janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen, ky presion veç po na forcon
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kr...
-
Gjini: AAK i thotë `jo` koalicionit me VV, opozita mund ta bëjë qeverinë
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se partia e tij...
-
Personi i vdekur në Prishtinë është shtetas i huaj, policia jep detaje
Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prish...
-
Gjendet i shtrirë një person në Prishtinë, ambulanca dhe policia në vendngjarje
Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Le...
-
Zyrtari kenias publikon fotografi nga takimi me Ambasadoren e Serbisë që i shkoi për të protestuar për njohjen e Kosovës
Musalia Mudavadi, sekretar i Parë i Kabinetit dhe Sekretar i Kabinetit për Ç...
-
Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris
Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar p...
-
Haradinaj: Kurti është në opozitë, LDK-ja mund ta shpëtojë, përndryshe ne formojmë qeverinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Isufaj takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për sundimin e ligjit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj ka pritur sot në takim amb...
-
“Paske thënë e kam zemër Lulin”, Rama-Bashës: E thashë mo, se po më plaste zemra
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë viju...
-
Kurti takon përfaqësuesit e katër instituteve kryesore evropiane të politikave publike, flasin për fazën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është takuar sot me përfaqësues të katër ...
-
Ramush Haradinaj: Nuk e imagjinoj shqiptarin pa armë – krimineli vret, jo arma
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...