Fokus

Milam Zeka shpërthen në deklarata lidhur me situatën politike dhe shoqërinë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 06 July 2023

Gazetari Mialim Zeka, i ftuar në Podcast me Shkelzen Dakaj, ka dhënë deklarata të fuqishme lidhur me situatën politike në Kosovë dhe shoqërinë në vend.

Në këtë bisedë, gazetari Zeka u shpreh i ashpër për shoqërinë në Kosovë duke thënë se ky popull edhe familjen e krijon në bazë të gënjeshtërtave.

“Kurrë në jetë s’ishim martu pa i rrejt gratë tona. Një popull që familjes e krijon në bazë të rrenës çka ki ti o burrë me thanë. Një popull ku bëjnë luftë me shku në rend femna mu bo virgjine se mashkulli që e përdhunon pelën, magaricën, dhinë kur të martohet duhet mi kallxu mahallës që femna i ka dalë virgjine”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Gjithashtu, Zeka ka folur edhe për situatën politike në Kosovë, e veçanërisht për kryeministrin Albin Kurti, e që sipas gazetarit, kombi shqiptar nuk ka pasur anti-shqiptar të përmasave të kryeministrit aktual i cili po qeverisë me vendin.

Madje, Zeka thotë se në përmasa të tij nuk qenë as Enver Hoxha.

“Historikisht, kombi shqiptar nuk ka pas antishqiptar të përmasave të Albin Kurtit, njeri antishtet, antiflamur, antiluftë, antivlerë, anti çdo gjë në përmasa të tij s’ka qenë as Enver Hoxha”, ka thënë Zeka.

Gjithashtu, gazetari ka hedhur akuza të rënda duke thënë se Kurti është në vijën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

“Mua më shqetëson heshtje e gruas së Rexhep Selimit, e cila ka qenë luftëtare e cila e din që po të mos ishte NATO-ja, ajo as në ëndërr se kish pa martesën më Rexhep Selimin, as Rexhep Selimi me të. Kur ajo nuk çohet me mbrojtë ardhmërinë e fëmiut të vet, kur e sheh që në ballë të turmave është vu një psikopat, një njeri me të metë mentale, që është 100 përqind në vijën e Vuçiqit, 100 përqin në autostradën serbo-ruse, çka ki me folë ti për Dimal Bashën ose për anonimusa që 50 për qind të deputetëve, jo të LVV-së, po 50 për qind të deputetëve të të gjitha partive politike, punën e pare në jetën e tyre e kane pasur politikën”, ka deklaruar Zeka.

Ndiqeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera