Milaim Zekës i hiqet masa e arrestit shtëpiak
Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 21 December 2017
Gjykata Themelore në Prishtinë ka hequr masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Kuvendit Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.
Sipas këtij vendimi që është marrë me datën 16 dhjetor, tani Zeka është i detyruar vetëm të lajmërohët në stacionin më të afërt policor.
Ky vendim, sipas avokatit të tij, Gazmend Halilajt është një masë shumë më e butë se ajo që ishte deri më tani.
“Gjithçka po shkon duke rënë në vendin e vet, duke u dëshmuar se i mbrojturi im në asnjë mënyrë nuk është i përfshirë në veprat për të cilat akuzohet dhe të gjitha pretendimet e prokurorëve dhe të gjykatës kinse i njëjti po të gjendet i lirë mund të ndikojë në rrjedhën suksesshme të procedurës penale, dëshmohet se kanë qenë krejtësisht të panevojshme, të pabazuara dhe të paarsyeshme. Koha e dëshmoi që klienti im ka qenë jashtëzakonisht disiplinor dhe nuk ka ndërmarrë as veprimin më të vogël që të ndikojë në rrjedhën e suksesshme të procedurës penale. Andaj, Gjykata me vendimin e fundit ka hequr masën e arrestit shtëpiak dhe ka vazhduar me një masë shumë më të lehtë e cila është lajmërimi në stacioni më të afërt policor”, ka thënë Halilaj.
Halilaj beson se prokurori do të nxjerr aktvendimin me të cilën do të pushojë hetimet ndaj klientit të tij dhe se nuk do të ngritë fare aktakuzë.
“Ne si mbrojtje besojmë fuqishëm se pas marrjes së veprimeve nga ana e prokurorit i kemi paraqitur të gjitha provat dhe materialet me të cilat prokurorit i është pasqyruar gjendja e drejt faktike se i mbrojti im në asnjë veprim të tij nuk ka përbërë asnjë element të veprave penale për të cilat është akuzuar. Besojmë fuqishëm se prokurori do të nxjerr aktvendim me të cilën do të pushojë hetimet ndaj klientit tim dhe nuk do të ngritë fare aktakuzë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Zeka është akuzuar për “Mashtrim me viza” dhe shmangie nga tatimi.
Të tjera
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...