Lajme

Milaim Zeka “zbulon” emrat e dy deputeteve shqiptare që mundësuan raportin e Dick Martyt

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 29 September 2020

Ish deputeti, tash analist, Milaim Zeka ka thënë se dosjet e publikuara nga OVL UÇK kanë rrjedhur në Kosovë, jo nga Haga.

“Edhe CIA-s i kanë rrjedh dosje dhe kjo nuk është lajm. Kjo rrjedhje e dosjeve u bë sebep që të bëhet kurban dikush si Nasim Haradinaj”, ka thënë Zeka.

“Nasim Haradinaj është hero i gjallë, Nasimi vazhdimisht e pyet vetën se kush ia vodhi Kosovën, kush ia vodhi Kosovën”.

-Advertisement-

Zeka më pas ngriti paralele se pse ndërkombëtarët nuk e quajtën rrjedhje të informacioneve, kur u publikua dëshmia e dëshimtarit X në rastin e Fatmir Limajt.

“UNMIK-u dhe EULEX-i nuk i kanë dhënë pesë pare për këto dosje, por Gjykata Speciale është diçka tjetër, pasi që ata kanë rregullore të veta”, shtoi ai.

Më pas, Zeka përmendi një fakt pak të dëgjuar deri më tash. Ai tha se raporti i Dick Martyt është votuar për dy vota dhe atë për dy vota të dy deputeteve shqiptare.

“Këto dy vota janë të deputetes Emira Mehmeti të Maqedonise dhe deputetes Arta Dade të Shqipërisë. Kush iu telefonoi këtyre dhe iu tha tërhiquni. Ato nuk votuan, kanë qenë aty dhe është fakt se dikush iu tha mos votoni. Pse nuk e kanë kryer obligimin e tyre, kjo është çështja”, tha Zeka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera