Lajme

Milaim Zeka viziton fshatin e lindjes: Trishtohet nga Abria, ja çfarë ka pa atje

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 04 April 2020

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka është trishtuar nga fshati i lindjes së tij, Abria.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme e ka vizituar vendlindjen e tij së bashku me nusen dhe vajzën e vogël të tij.

Ai thotë se, në Abri është trishtuar me dy gjëra.

-Advertisement-

E para, për shpërnguljet që janë bërë nga fshati dhe e dyta, se sipas tij, mijëra hektar tokë janë të papunuar.

Në këtë vizitë që ka zhvilluar Zeka është takuar edhe me kushërinjtë e tij ku kanë pi kafe e raki rrushi.

Postimi i plotë:

Pse me ka trishtu dje fshati i lindjes – Abria?!

Dje, bashke me nusen dhe vajzen e vogel, shkuam pak me viziti Abrine. Bukuri ne te gjitha anet. Lulet kishin çelur ne mes te bores. Gjelbrim gjithe andej.

Tek truallim im takova nje kusheri. Pastaj shkuam te kulla e Gasheve, ku kam kalu nje pjese te jetes. Kusherinjte me priten me kafe dhe raki rrushi.

Trishtimi i pare: Shume jane shperngulur nga fshati.

Trishtimi i dyte: Mijera hektar toke te papunuar. Tybe pula me ble nuk gjeta

Ec e mos u trishto!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera