Lajme

Milaim Zeka u lyp fer zyrtarëve të Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 25 May 2017

Ish gazetari, njëkohësisht anëtari më i ri i partisë Nisma, Milaim Zeka u ka kërkuar fer zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të përballet me ta në një debat.

Madje thotë se një gjë të tillë e ka edhe ëndërr. Zeka në një shkrim në rrjetin social Facebook duke folur për dëshirën e tij për një përballje me zyrtarë të Vetëvendosjes thotë se arsyeja ishte kuptuar gjatë debatit.

“Anderr e kam me u përball ne debat, me cilindo përfaqësues te VV. Kurrë nuk i dihet?! Qef kisha pas, besoni. Pse, e kishit pa gjate debatit…” është shprehur ai.

-Advertisement-

Zeka iu bashkua partisë së Limajt duke thënë se në këtë subjekt politik ai e ka gjetur veten.

“Nuk do bëhem shumë serioz që po hy në politikë, sepse në këtë punë kam qenë që nga viti 1979. Kam pas fatin që si gazetar të merrem me politikë shumë moti. Kur kam ardhur me bisedu me Nismën, me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn unë kam kërkua diçka shumë të thjeshtë, “A më lejoni që Milaimin mos me e shitë, me deformua për asnjë post”, ishte shprehur Zeka kur edhe zyrtarizoi aderimin në Nisma.

Ndërkohë që kujtojmë se Nisma për Kosovën, arriti koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe AAK’në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera