Fokus

Milaim Zeka tregon përse nuk shkoi në gjykatë të përballej me Frashër Krasniqin

Autori: Halil Berisha 16:26 | 07 August 2019

Përsëri ka dështuar mbajtja e shqyrtimit fillestar ndaj deputetëve Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët po akuzohen për përleshjen e vitit 2017 në studio televizive.

Shkak i dështimit të kësaj seance është mungesa e gjykatësit të rastit, Hanefi Jasharit, pasi ka rast vdekjeje, shkruan gazeta inFokus.

Edhe seanca e kaluar, e datës 23 korrik kishte dështuar pasi kishin munguar edhe Frashër Krasniqi e edhe Milaim Zeka.

-Advertisement-

Megjithatë, të mërkurën në seancë është paraqitur i akuzuari Frashër Krasniqi, por jo edhe Milam Zeka, shkruan gazeta inFokus.

E ky i fundit për gazetën inFokus, tregoi që me datë 23 Korrik nuk mori pjesë pasi nuk u kishte ardhur ftesa.

Ndërsa, tregoi edhe arsyet se pse nuk mori pjesë këtë të mërkurë.

“Arsyeja që nuk kam qenë sot është se kam konsideruar se më me rëndësi është me qenë në mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar në lidhje me gjendjen e Telekomit se sa me qenë në Gjykatë”

Megjithatë, Zeka thotë se do të marr pjesë në seancat gjyqësore për këtë rast.

“Po, kom me shku, megjithatë, nëse kam çfarëdo angazhimi unë si deputet, kushtetuta më obligon ti kryej obligimet e mija”, ka thënë Milaim Zeka./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera