Lajme

Milaim Zeka thotë se janë tre persona që mund të tregojnë për keqpërdorimet në Telekom

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 15 May 2019

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala. Është përpiluar lista e dëshmitarëve që do të intervistohen nga Komisioni Hetimor.

Milaim Zeka, anëtar i këtij komisioni parlamentar ka propozuar 3 emra. Sipas tij ka ekzistuar një departament në PTK që është quajtur departamenti kundër mashtrimeve në PTK.

“Ky departament është shuar pikërisht nga nënshkrimi i kontratës së Z-Mobile dhe Sim2Sim. Ata persona që kanë qenë në këtë departament janë: Arsim Gjinovci, Muhamet Xhemajli dhe Shkëlzen Blakaj. Besoj se këta persona kanë me na dhënë informata shumë të rëndësishme për komisionin” është shprehur Zeka

-Advertisement-

Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri ka propozuar që në listën e të intervistuarve të ftohen edhe drejtorët e kompanive me të cilat PTK-ja ka nënshkruar kontrata.

“Lista është bërë nga propozimet nga anëtarët e komisionit dhe kjo listë do të përmirësohet nëse ka nevojë për shtim të emrave. Në listën e dëshmitarëve për tu intervistuar të thirren të gjithë drejtorët e kompanive me të cilët PTK-ja ka nënshkuar kontrata” ka thënë Ymeri

Visar Ymeri ka thënë se nga  Sindikata e Punëtorëve të PTK-së, mendoj se duhet të thirret vetëm kryetari i tanishëm i Sindikatës.

Në pikën e dytë të diskutimit është kërkuar që të vazhdohet pa prezencën e mediave përshkak se diskutohet çështja e ekspertëve që do të kontraktohen për të hetuar gjendjen e PTK-së dhe ata janë emra të përveçëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera