Lajme

Milaim Zeka thotë se iu vodhën votat brenda PAN-it

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 05 July 2017

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka, në një intervistë për Tribuna ka thënë se i janë vjedhur votat brenda koalicionit PAN.

Ai ka thënë se për këtë është shumë i sigurt, duke treguar edhe fshatin ku pretendon se i janë vjedhur votat.

“Është e vërtet se janë vjedhur vota, më janë vjedhur edhe mua, konkretisht mundem me thënë në mënyrë 100 për qind të saktë se më janë vjedhur në fshatin Gllogjan vetëm me një klasë më janë vjedhur 15 vota edhe e di kush i ka vjedhur dhe ai person është bërë në listën tonë deputet”, ka thënë Zeka.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera