Lajme

Milaim Zeka thotë që edhe Lumezi do të ftohet nga specialja

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 08 November 2019

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka përmendur edhe disa emra që sipas tij do të ftohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Zeka thotë që ka informata që i ftuar do të jetë edhe Aleksandër Lumezi

“Unë kam disa informacione se nga Gjykata Speciale do të ftohet edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi”, ka thënë Zeka në televizionin 7.

-Advertisement-

Madje, Zeka ka thënë që Specialja ka ftuar ose do t’i ftoj edhe ish-shefin e AKI-së e Policisë Shpend Maxhunin, Driton Laj♪5in e Abelard Tahrin, për rrjedhje të informacioneve, shkruan gazeta inFokus.

“Shefi i AKI-së, së bashku me Aleksandër Lumezin dhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri mund të akuzohen për rrjedhjen e informacioneve dhe kërcënimin dhe shantazhin që ju kanë bërë dëshmitarëve të Hagës”,

Ai ka thënë se më “serioze e kanë punën këta persona në raport me Gjykatën Speciale se sa vet Kadri Veseli”.

Zeka tutje ka deklaruar se informatat për ftesat e Gjykatës Speciale i ka pasur të sakta dhe kjo u konfirmua me ftesën e ardhur për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera