Lajme

Milaim Zeka më shumë vota se Ahmet Isufi e Zenun Pajaziti

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 28 June 2017

Milaim Zeka në zgjedhjet e fundit nacionale në vend ka arritur të marrë hiç më pakë se 11 mijë e 562 vota, duke lënë mbrapa tij shumë eksponentë të partisë Demokratike të Kosovës, por edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me të cilët Zeka ka kandiduar me një listë si anëtar i NISMA-së, raporton infokusi.com.

Në bazë të listës së siguruar nga Infokusi shihet se nga numërimi i votave të rregullta ish gazetari Milaim Zeka ka marrë 11,562 vota, derisa ish-kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti ka arritur të marrë 9926 vota, apo rreth 1636 vota më pakë se Zeka.

Po ashtu, më pakë vota se Zeka ka marrë edhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, ku ky i fundit nga numërimi i votave të rregullta ka arritur të siguroj 10 mijë e 652 vota, raporton infokusi.com / INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera