Lajme

Milaim Zeka i përgjigjet Agim Bahtirit: Komandantat të bënë ty kryetar

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 18 May 2017

I sapo aderuari në Nismën për Kosovën, Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur Agim Bahtirit të AKR-së. Ky i fundit ka thënë se “ka kaluar koha e komandantëve, është koha e akademikëve”.
Sipas Zekës, ishin pikërisht komandantët ata që e kanë bërë Bahtirin, kryetar të komunës së Mitrovicës.

Ai ka thënë se Bahtiri bashkë me Mimoza Kusarin, kanë fituar vota prej të varfërve, të cilët kanë menduar se premtimet e Behgjet Pacollit do të bëheshin realitet.

Ky është komenti i plotë i tij:

-Advertisement-

Pergjigje per Agim Bahtirin

Paska thene Agim Bahtiri, qe “ka kalu koha e komandanteve, e ka ardhe koha e akadamikeve te para luftes”!!!

Dy fyerje te papranueshme:

1. Ata komandant e kane ba kryetarin Bahtiri kryetar te komunes, perndryshe kish me vazhdu me la bythe te plakave neper Holande edhe 100 vjet. Ata komandant e kane ba krenar cdo qytetar te Kosoves, qe serbi mos me naj dhunu grate tona, mos me na i rrehe femijet tane, mos me na fy dinjitetin tone, mos me na shkele flamurin tone… Mos, e mos… Tash gjune Ramush Haradinajn, sepse ai eshte “fajtor” qe ka luftu per disa legena, qe edhe anderra kane pa serrbisht!!!

2. Paske thane “akademiket e paraluftes”?!!! E paske fy krejte brezin e te shkolluareve te pasluftes. Kjo i bjen njesoj sikur une me thane: Avdullah Hoti eshte i shkolluari i podrumeve te para luftes?! Po une nuk du me fy Avdullah Hotin, as ata qe jane shkollu ne ato lushte te mjerueshme, po heroike, per mos me ju gjunjezu Serbise.

Dhe krejte ne funde: Sa per politikan te mencur, i dashur Bahtiri, ti edhe 200 vjet kryetar ne Mitrovice nuk ishe ba. Ti edhe Mimoza Kusari, keni fitu vetem pse fukaraja kane mendu, edhe kane besu, qe premtimet e Pacollit do te beheshin “realitet”?!!!

A u bane?! E din elektorati… Ai vendos me 11 qershor!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera