Lajme

Milaim Zeka: Në speciale do dalin fakte si shumë komandant të UÇK-së natën vishnin uniforma të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 24 September 2020

Milaim Zeka po thotë që nga Gjykata Speciale tash që filluan arrestimet e kur të fillojnë edhe gjykimet shumë gjëra do të qartësohen.

Madje, Zeka ka thënë që do të dalin në pah edhe shumë komandant të UÇK-së që në natën vishnin uniformat e Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjykata Speciale do te zbuloje gjera te tmerrshme ne biografite e “heronjeve”

-Advertisement-

Do dalin lakuriqe patriote e spijuje patriot. Do dalin lakuriqe te atille qe vertete kane vra ne permasat e Avni Rrustemit, po edhe te atille qe kane vra diamante shqipetar, per ta pastruar veten nga kazani i mutsihanes serbe. Do dalin fakte tronditese per shume individ qe i kemi mbajtur per heronje, ka ne mesin e tyre qe vertete jane shpallur te tille, po qe ne fakt tere jeten kane punuar dhe vepruar kunder interesave te shqiptareve, e per llogari te Serbise”, ka thënë Zeka.

E sipas tij për këto gjëra e kanë ditur edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.

“Do dalin njereze perpara tribunalit te Gjykates Speciale qe diten jane sjellur si komandante te UÇK se, po naten kane veshur uniformen serbe. Keto fakte i kane ditur edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli, edhe Ramush Haradinaj, edhe shume te tjere.

Gjykata Speciale nuk do te denoje njereze vetem fizikisht, po edhe moralisht. Atje do dalin dokumenta e deshmi tronditese, per shume udbasha, qe ne i kemi mbajte per patriota, te shenderruar deri ne heronje kombetar.

Ata qe jane diamant perballe Serbise, te tille do kthehen. Shkelqimin e tyre nuk munde ta zbehe asnje qerre plehu te Serbise!!!”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera