Lajme

Milaim Zeka: Kurti ka dal prej autostrade, në parti na vijnë njerëz të zhgënjyer nga Vetëvendosje dhe LDK

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 13 August 2019

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, njëherazi deputet në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, e ka quajtur mashtrim të ditës takimin mes liderit të LDK-së, Isa Mustafa, me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

“Albin Kurti në mënyrë absolute nuk guxon me marrë vendimin e heqjes së taksës, sepse vazhdimisht është thirrë për taksë. Kurse Isa Mustafa me sy mbyllë e heq taksën”, ka thënë ai në RTK.

“Isa Mustafa nuk e përfaqëson LDK-në. Afrimi i tij me Albin Kurtin është duke ia larguar në mënyrë marramendëse elektoratin e tij. Sa i përket Albin Kurtit, ai ka dalë prej autostrade, kur del prej autostrade rrokullisësh. Në PREK më së shumti na vijnë njerëz të zhgënjyer nga LDK dhe Vetëvendosje”.

-Advertisement-

Ai ka komentuar edhe kërkesën e shteve të Quint-it për heqjen e taksës. “Unë e kisha hequr taksën, dje, jo sot, lëre më nesër. Taksa është vu për kalkulime politike, por më vonë është shndërruar në biznes të njerëzve të fuqishëm të politikës së Kosovës. I vetmi person që e ka paguar shtrenjtë taksën në raport me Serbinë është qyteari i Kosovës, kurse imazhi i Kosovës është dëmtuar”, ka thënë Zeka. “

Çdo qëndrim të Uashingtonit dhe të Brukselit me symbyllur e zbatoj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera