Lajme

Milaim Zeka kritikon Mikullovcin!

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 07 August 2017

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga koalicioni PAN që të jenë të pranishëm me datën 10 gusht Seancën Konstituive.

Sipas Zekës, Kuvendi i Kosovës është shndërruar në cirk, i cili sipas tij po udhëhiqet nga Adem Mikullovci. Thotë se kryesuesi, herë me shaka e herë me seriozitet, nuk po e di se çfarë është duke bërë. Zeka shkon tutje duke i cilësuar deputetët e sapo zgjedhur si çobanë.

Ky është postimi i plotë i Zekës:

-Advertisement-

“Prej qe ka filluar seanca e pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem Mikullovci, po ece per mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as qe e ka idene se çfare eshte duke bere. Thjeshte, po tregon se eshte sinonimi me i mire i nje shoqerie feudale, turkofile, me traditen qe Bali i Shpise, mundet me tredhe miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun.

Krejte keto marrezira po ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin.

Si do qofte, e kisha lutur PAN-in, qe mos te kerkoje qime ne tlyne, po te vije diten e enjte me emrin e kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Perndryshe po pergaditemi per zgjedhje te jashtezakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas ftyre per me dale edhe me kerku vota?!!!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera