Lajme

Milaim Zeka jep detaje lidhur me procesin gjyqësor ndaj tij

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 26 October 2020

Nën dyshimet për shmangie të tatimeve, gjatë ditës është zhvilluar një seancë gjyqësore ndaj Milaim Zekës.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka dhënë detaje për procesin gjyqësor ndaj tij.

Pas përfundimit të seancës, Milaim Zeka ka njoftuar për procesin gjyqësor që po zgjat që dy vite, ai po akuzohet për shmangie të tatimeve nga ATK.

-Advertisement-

Zeka ka dhënë detaje për procesin e tij gjyqësor.

“Është një proces gjyqësor që po zgjatë prej dy vitesh. Është një turp për drejtësinë në Kosovë. Dëshmitarë ishin nga ATK-ja për shmangie të tatimit dhe hetuesi asgjë nuk arriti të konkretizojë. Dha deklarata nën betim që janë të pavërteta. Deklaroi, shembull, që kompania posedon bankonumër e që nuk është aspak e vërtet. Raporti ishte krejtësisht paushall”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Milaim Zeka.

Zeka thotë se nuk ka asnjë dëshmitar, por vetëm palë të dëmtuara.

“Prokuroria nuk ka asnjë dëshmitarë. Ka palë të dëmtuara, një pjesë të madhe prej të cilëve Ilir Krasniqi ua ka kthyer borxhin. Kjo do të duhej të ishte një procedurë normale që të shkohej në gjykatë të borxh. Ilir Krasniqi ka deklaruar para gjykatës se është i gatshëm t’ua kthejë të gjithë personave borxhet, ku në total janë diku 34 veta”, deklaroi Milaim Zeka.

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, ka treguar se seanca e ardhshme do të mbahet ne ditën e enjte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera