Lajme

Milaim Zeka: Isa Mustafa po tallet me Ahmet Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 21 September 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po tallet me Kolonelin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Krasniqi, i vrarë në Shqipëri në vitin 1998,

Zeka ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se Mustafa është tallur me eshtrat e Krasniqit, dhe se ka fyer familjarët e të ndjerit, teksa sot ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së Krasniqit dhe sjelljen e eshtrave të tij në Prishtinë.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

-Advertisement-

Isa Mustafa tallet me Ahmet Krasniqin

Ahmet Krasniqi, u vra ne Tirane, 19 vite me pare. Lajmin per vrasjen e tij ma pati dhene vete kryministri Bukoshi per me e transmetu per Radio Suedine prej Stokholmit.

“U la ne mes te rruges, i vrare. Disa policë i silleshin rreth trupit, por as edhe nje ambulance nuk e paten thirrur”. Ky eshte tregimi i ish Ministrit Muhamet Bicaj, ne qeverin e Bukoshit dhene me vone per emisionin Pa Rrotlla.

Sot, pas 19 viteve, ish kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tallet me eshtrat e tij , madje edhe fyen familjaret e Ahmet Krasniqit.

Kerkon dy gjera: Zbardhjen e vrasjes, dhe sjelljen e eshtrave te tij ne Prishtine”! Thote se e “ka pa me syte e tij kufomen ne Tirane”!

Pyetjet publike per ish kryeministrin jane keto:

Pse, as Ti, as Bukoshi, nuk moret pjese ne varrimin e Kolonelit, edhe pse ndodheshit qe te dy ne Tirane. Per me qene korrekt, eshte e vertete qe pate marre pjese ne homazhe, ama jo ne varrim.
Gjate mandatit tend, pse nuk shkove me autoritetin e kryeministrit ne Tirane, dhe te kerkoje zyrtarisht zbardhjen e vrasjes se tij, por po te bjen tani nder mend?!
Pse nuk keni kerkuar nga Sali Berisha qe ta zbardhte kete rast, pasiqe ju gjithmone keni fajesuar te majten ne Shqiperi, per kete vrasje?! Keni mundur njeheresh me kerku edhe zbardhjen e rastit te Remzi Hoxhes.
Pse nuk i sollet eshtrat e Ahmet Krasniqit ne Prishtine, ne kohen kur ishe kryeminister?!
A kete dite e keni gjet per me u talle a? Te gjitha mundesite i keni pasur qe ta zbardhni rastin. Nuk keni dashte, ndaj te pakten heshtni, deri sa Gjykata Speciale ta thote fjalen e saj…!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera