Lajme

Milaim Zeka i del në mbrojtje Devollëve për Artmotion

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 19 September 2018

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Medieve në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar pas lajmit se KPM ka marrë vendim të i kërkoi operatorit Artmotion që të heq dorë nga e drejta për të transmetuar lojërat e Ligës së Kampioneve dhe Evropa Liges përmes kanalit Arena Sport.

Zeka përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky është skandal dhe nuk mund të thirret ne emër të Komisionit pasi këtë e kanë kërkuar vetëm Nait Hasani nga PDK dhe Valon Ramadani nga VV, shkruan gazeta inFokus

“Komisioni i Pavarur për Media – vendim antiligjor. Po lexoje neper media, se KPM-ja, paska marre një vendim antiligjor, duke i ndaluar një kompanie vendore te drejtën e transmetimit te disa ndeshjeve te futbollit. Për të qene skandali akoma me i madh, ky vendim thirret ne Komisionin e Pavarur per Media, te Kuvendit te Kosovës.

-Advertisement-

Ju informoje qe te gjithëve, se askush nga Komisioni nuk ka kërkuar një gjë te tille, me përjashtim te Nait Hasanit te PDK se, dhe Valon Ramadanit te VV-se.”, ka shkruar Zeka.

Ai po ashtu ka shkruar se do të kërkojnë shkarkimin e bordit të KMP dhe ti kërkojnë Prokurorisë të nis hetimet për këtë rast.

“Për ketë manipulim qe po i behet opinionit, si dhe për marrjen e një vendimi duke u thirrur ne Komisionin e Kuvendit, unë, së bashku me anëtaret e tjerë, do te kërkojmë shkarkimin e këtij bordi, si dhe do t i beje thirrje Prokurorisë te shtetit qe te filloje hetimet ndaje KPM se, për shkelje te ligjit dhe abuzim me emrin e Komisionit te Pavarur për Media, te Kuvendit te RK!”, ka përfunduar ai.


Ndryshe gjatë ditës gazeta inFokus ka kontaktuar me udhëheqësit e Artmotion të cilët kanë konsideruar se Nait Hasani nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e KPM-së, shkruan Gazeta inFokus.

“Ky vendim skandaloz pa asnjë baze ligjore, është thirrur ne kërkesën e komisionit parlamentar te kryesuar nga Nait Hasani, komision i cili nuk ka te drejte te ndërhyje ne punët operacionale te KPM”, kanë deklaruar ata.

Ata po ashtu kanë thënë se do të zbatojnë kontratën dhe kanë bërë ankese ndaj këtij vendimi të KPM-së/inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera