Milaim Zeka: Haradinaj po e paguan faturën e Thaçit
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 07 January 2018
Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar rreth raportimeve në mediat e vendit se kryeministrit Ramush Haradinaj gjoja i është refuzuar viza për shkuarje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zeka, në një shkrim në Facebook, ka thënë se nëse “Amerika ia refuzon vizen vetem Ramush Haradinajt e jo edhe te tjereve, do ishte gabim i madh”.
Deputeti i Nismës i ka dalë në mbrojtje Haradinajt, duke thënë se Kryeministri po e paguan faturën e Presidentit Hashim Thaçi.
Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:
Me lujte koqe me Ameriken…!!!
Ju kujtohen pergjimet telefonike, kur Hashim Thaçi po i thoshte Adem Grabovcit: -Po shkoje me lujte koqe ne Dragodan! Fjalen e kishte per ambasaden amerikane.
Ishte koha kur vertete edhe luante, pasiqe ambasador ishte Kristofer Delli, te cilit, ashtu sikurse Hashes, i interesonte vetem paraja, tenderat dhe sexi.
Hashim Thaçi, me krejte ata qe po e mbeshtesin, mbase e shohin veten me te forte se sa Bin Ladeni, Sadam Hyseni, Gadafi, Millosheviçi, Sali Berisha, e shume te tjere. Kush ka lujte k. me Brukselin e Ëashingtonin, i ka hanger k e veta, mirepo i kane lene me pasoja edhe te tjeret.
Si do qofte, nese Amerika ia refuzon vizen vetem Ramush Haradinajt e jo edhe te tjereve, do ishte gabim i madh. Me vjen keq qe Kryeministri i vendit tim po e paguan fakturen e Hashim Thaçit. Hashim Thaçi na ka sjellure asociacionin e komunave serbe, demarkacionin dhe gjykaten speciale. E pse Ramushi me marre pergjegjesine per keto tri çeshtje, nuk po e kuptoje. Ramushi nuk mundet me u sjelle si deputet ne opozite, njesoje si kryeminister. Une nuk mundem me u sjelle sikur isha gazetar, ashtu sikurse tani qe jam deputet. Kjo do ishte marrezi…
Nese Hashim Thaçi nuk ka ditur te ndertoi shtetin e Kosoves, ai e dine shume mire se si ti fundose ne kazanin e tij te gjithe bashkpunetoret e tije politik. Mbase, edhe Kosoven…!!!
Të tjera
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...