Lajme

Milaim Zeka: Ata deputetë që nuk e votojnë Haradinajn, i janë bashkuar Rakiqit e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 09 September 2017

Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook ka thënë se deputetët të cilët nuk do ta votojnë Ramush Haradinaj, i janë bashkuar Rakiqit e Vuçiqit.

Sipas Zekës ata të cilët janë ngritë në këmbë e ku përmend edhe Isa Mustafën e deputet të VV-së nuk po ia duan të mirën Kosovës.

“Rugova për inati të Beogradit e pat ba Ramushin kryeministër, edhe ne sot me emër të Zotit!”, ka shkruar Zeka në Facebook.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë i Milaim Zekës:

Lista serbe dhe opozita – bashkohen ne Beograd

Krejte keta çka me krenari po flasin se nuk do ta votojne Ramush Haradinajn, krejte keta qe po shkumojne si Isa Mustafa, se gjoja nuk e votojne Ramushin, jane bashku me Rakiqin e Vuçiqin!

Ata qe jane ngritur me kembe e me duar, kunder Ramushin, dashte e pa dashte, jane fute nen strehen e Beogradit. Veprimet e tyre jane 100 perqinde ne linje te Beogradit. Ketyre ju ka mbete vetem edhe nje marrezi: Me dale deri te stacioni i autobusave, edhe me i nise njerezit per Beograd!

Bane edhe kete marre deri ora 16, qe te pakten kur Rakiqi kthehet nga Beogradi, keta shkojne andej. Nese ka mundesi Isen me disa te VV-se me i hype ne ulese te pare, jo per diçka, po mos helbete po ju ike kush prej autobusit…

Rugova perinati te Beogradit e pat ba Ramushin kryeminister, edhe ne sot me emer te Zotit!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera