Milaim Zeka: “Albin Kurti, si Enver Hoxha”
Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 15 September 2021
Analisti Milaim Zeka, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 CNN, deklaroi se kryeministri i Kosovës, “Albin Kurti është kopje identike e trurit të Enver Hoxhës”.
“Kurti nuk shqetësohet fare se si mendon bashkësia ndërkombëtare. Ky sillet me ta sikur Kosova të ishte fuqi e madhe ekonomike dhe politike, në kohën kur ne prodhojmë vetëm speca, domate dhe pak kastraveca. Çdo sjellje të tij me ndërkombëtarët, Kurti e bën vetëm për votat e brendshme”, deklaroi Zeka.
“Albin Kurtin e njoh që kur ka qenë student. Gjatë gjithë jetës së tij politike në opozitë, ka dalë hapur kundër BE-së dhe SHBA-së. Është tallur me pakon e Ahtisarit dhe i ka nxjerrë njerëzit në rrugë për ta kundërshtuar atë, madje është tallur edhe me flamurin e Kosovës, duke e quajtur lara-lara. E gjithë karriera e tij politike është kundërshtuese ndaj çdo gjëje që i ka ardhur era shtet i Kosovës. Po sillet ende si lider i opozitës, jo si kryeministër i vendit. Ai ëndërron që të jetë lider i gjithë shqiptarëve të Ballkanit, siç ëndërronte Enver Hoxha që të ishte lider i Internacionales Komuniste të Botës”, shtoi Zeka.
Në lidhje me konfliktin në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në lidhje me “Open Balkan”, Zeka komentoi: “Këtë përplasje po e shfrytëzon më mënyrën më fenomenale Serbia. Edhe gjatë kohës së Luftës së Kosovës, Serbia dhe Rusia investuan shumë te mediat shqiptare, që të sulmonin UÇK-në. Mediat në Shqipëri kanë raportuar për atë luftë sikurse për luftën e Afganistanit. Tani, mediat në Kosovë po flasin me urrejtje patologjike kundër Edi Ramës. Kurti është bashkuar në këtë korin e armiqësisë së mediave, për të krijuar frymë armiqësore ndaj Shqipërisë”.
Sipas Zekës, Presidentja Vjosa Osmani “e kupton bashkësinë ndërkombëtare dhe sinjalet që dërgon kjo bashkësi në lidershipin e Kosovës, në mënyrë shumë më të mirë sesa kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij, të cilët stërmundojnë trurin 24 orë për të gjetur justifikime”.
“Kurti tha se do të vendoset reciprociteti me Serbinë kur të vijë drejtori i ri i doganave. Kurti është maestro për të gjetur justifikime dhe tani, duke kuptuar logjikën e Kurtit, Vuçiç e provokoi duke deklaruar sot se gjoja Serbia po i trembet shumë vendosjes së reciprocitetit. Nëse vendoset reciprociteti pa këshillimin e ndërkombëtarëve, Kosova do të izolohet edhe më shumë. Haradinaj u rrëzua nga qeveria për shkak se vendosi reciprocitetin. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kurtin nëse e vendos. Ju po e shikoni edhe në Shqipëri, që ambasadat po vendosin nëse do të jetë Sali Berisha apo jo në Parlament. Kosova, brenda dy muajsh, ka blerë rreth 500 milionë euro mall nga Serbia. Kështu që, të gjitha këto që përdor Kurti, i përdor për demagogji. Fatkeqësisht, ndërrimi i pushteteve në Kosovë, na ka sjellë në një qeveri që jeton në anarki. Kurti nuk ka projekte për zgjidhjen e problemeve jetike të Kosovës”, u shpreh Zeka.
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...