Lajme

Milaim Zeka: Adem Jashari ka pi birra, s’ka pasë kurrgjë t’bëj me këta muxhahadinat

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 12 April 2021

Gazetari Milaim Zeka ka komentuar debatin për Adem Jashari ku u diskutua se a kishte agjëruar apo jo muajin e Ramazanit.

Zeka në Pressing  tha se ka xhirime ku shihet Adem Jashari duke pirë birra dhe se ai nuk ka pasë fare të bëjë me ekstremista e muxhahadina.

Bekim Haxhiu: Jetoj me qera, kaq para paguaj çdo muaj

-Advertisement-

“Natën e Ramazanit u hap debat banal a ka agjëru a s’ka agjëru Adem Jashari, a e pranoi cigaren a se pranoi Adem Jashari. Merre me mend çfarë budallakish ka ky vend”, tha Zeka.

“Tash unë me ju thënë që e kam në xhirime Adem Jasharin t’u pi birra, Adem Jashari ka pi birra. S’ka pasë fare të bëjë me këta ekstremistat, muxhahadinat. Adem Jashari ka qenë shqiptar, Kristal shqiptar ka qenë”, shtoi Zeka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera