Rozë

Mila Kunis flet për thashethemet mbi shtatzëninë dhe divorcin

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 04 July 2018

Mila Kunis nuk i di thashethemet që thuhen për të dhe familjen e saj.

“Nuk lexoj asgjë për veten. Në fakt, nuk e di as çfarë shkruhet për mua…përpos asaj që e di se jam shtatzënë një herë në vit dhe po ashtu se një herë në vit unë dhe bashkëshorti im jemi në prag të divorcit. Këtë e di sepse kur shkoj në shitore, i shoh titujt në ballinat e revistave”, ka thënë aktorja e njohur për revistën Cosmpolitan.

Por, familjarët e saj nuk i përjetojnë titujt dhe shkrimet për aktoren, njëlloj si ajo, pasi shpesh herë ata kanë menduar se disa shkrime ishin të vërteta.

-Advertisement-

“E vetmja gjë që më shqetëson janë prindërit dhe gjyshërit e mi që shpesh herë hutohen. Një herë kur unë isha shtatzënë, mediat shkruajtën se unë kisha telashe shëndetësore dhe me urgjencë isha dërguar në spital. Madje, fytyra ime ishte në ballinën e revistës”.

“Stresi që ky lajm i shkaktoi familjes time nuk mund të përshkruhet. Askush nuk mund ta kuptojë”, ka thënë tutje ylli i “The Spy Who Dumped Me”, transmeton Klan Kosova.

Nga një kënd më pozitiv, Kunis që është nënë e vajzës trevjeçare Wyatt dhe djalit njëvjeçar, Dimitri me bashkëshortin e saj Ashton Kutcher, ka zbuluar se babai i saj sa herë që sheh tituj për shtatzëninë e të bijës uron që të jenë të vërteta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera