Lajme

Mikullovci i befasuar me partitë

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 15 August 2017

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Adem Mikullovci, u ka bërë thirrje të gjitha partive t’i lënë inatet, mosmarrëveshjet, interesat partiake e personale dhe t’u hapin rrugë krijimit të institucioneve.

Ai ka thënë se me sjelljet e tij në seancë është duke vepruar në kuadër të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Unë po përpiqem të jem kryesues i kuvendit i të gjithë deputetëve”, ka thënë ai për Epoka e Re.

Mikullovci ka bërë me dije se në takimin e së mërkurës do të kërkojë nga PAN-i ta prezantojë emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe të përfundojë ky proces, që pastaj t’i hapet rruga formimit të Qeverisë.

-Advertisement-

Ai ka thënë se ka frikë që konstituimi i Kuvendit të zvarritet edhe më tutje. Mikullovci ka përjashtuar si opsion shkuarjen në zgjedhje të reja pasi, sipas tij, ato do të na sillnin në situatën e njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera