Lajme

Miku i madh i shqiptarëve, Clark, nesër viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 06 July 2021

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.

Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.

-Advertisement-

Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:

Takim me Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc.

Takim me Kryeministrin zotin Albin Kurti.

Takim me Presidenten zonjën Vjosa Osmani.

Takim me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera