Mikrobiologu Lul Raka: Prilli, muaji i përballjes vendimtare me Koronavirusin
Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 04 April 2020
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë deri tani ka testuar më shumë se 1 mijë e 700 persona, prej të cilëve 135 janë konfirmuar të prekur me virusin COVID-19, një ka vdekur ndërsa 16 janë shëruar.
Mikrobiologu, Lul Raka, njëherësh bashkërendues i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se shifrat aktuale të të prekurve janë lajm i mirë por ende duhet shtuar kujdesin për parandalimin e përhapjes së virusit.
“Ky numër i ka dy tregues, i pari krahasuar me shtetet e rajonit flet që kemi numrin më të ulët të rasteve edhe elementi tjetër që poashtu është i rëndësishëm e kemi numrin më të vogël të rasteve të vdekjes deri tash, dy raste deri më tash me këtë rastin që është në Leposaviç. Ky është lajm i mirë mirëpo njëkohësisht nuk duhet të ketë vend për vetkënaqësi sepse pasqyra reale në terren sidomos te shtetet që kanë kapacitete të kufizuara të testimit, e përafërsisht të gjitha shtetet e Ballkanit janë të përafërta me numrin e testimeve për numrin e banorëve nëse i krahasoni, edhe kjo ndonjëherë mund të jep pasqyrën e rrejshme sepse ndonjëherë në terren ka incidencë të ulët mirëpo kjo nuk është e vërtetë sepse me vetshtrirjen gjeografike të rasteve të reja siç është Kamenica, Prizreni, Mitrovica, Fushë Kosova dhe të tjera dhe me zgjerimin e atyre ekzistuese në Prishtinë dhe Malishevë kjo flet se përhapja në komunitet është në rritje e sipër”, tha ai.
Raka thotë se deri tani institucionet e vendit së bashku me punonjësit shëndetësorë kanë treguar angazhim të mirë në mbajtjen e situatës nën kontroll për mos përhapjen e virusit. Ai thotë se me rëndësi është respektimi i rregullave dhe udhëzimeve nga ana e qytetarëve.
“Rastet e fundit po tregojnë se çdo lëshim, çdo mosrespektim kushton shumë shtrenjtë, rasti i fundit në Kamenicë na e ka dëshmuar më së miri mirëpo edhe te rastet tjera ka ndodhur kjo prandaj këtu duhet të kemi kujdes”, tha zoti Raka.
“Ne të gjithë jemi dëshmitar sepse i shohim edhe nëpër qytetet tona ku jetojmë dhe ku qarkullojmë sa është respektuar ajo, nuk është respektuar në nivel të kënaqshëm sepse edhe këto për zbatimin e normave për të ulur shkallën e epidemisë nevojitet një përqindje shumë e lartë e përmbushjes së rregullave edhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore. Edhe këto gjithsesi kushtojnë por tash lakorën ka me vizatu virusi edhe urojmë që ajo lakore të mos jetë vertikale, të jetë e sheshtë ashtu siç është deri tash”, tha ai.
Raka thotë se aktualisht është vështirë të parashikohet se kur do të zbutet situata me koronavirusin por sipas tij prilli do të jetë muaji i përballjes vendimtare.
“Mendoj në shtrirjen sepse tash është shtrirë në pjesë të madhe komunave të Kosovës edhe mund të ketë raste tjera në komunat tjera të cilat ende nuk janë identifikuar, pasqyra reale në terren është më e madhe se sa kjo shifër që e kemi sepse prej kontakteve gjithsesi ende ka kontakte pozitive të cilat nuk janë diagnostifiku”, tha ai.
Raka thotë se Kosova duhet të dyfishoj numrin e testeve në mënyrë që të identifikojë të prekurit dhe të parandalojë përhapjen e virusit.
“Ky është një prej elementëve qenësore në përgjigjen në kohë sepse nëse e rrisim numrin atëherë në kohë reale e dimë gjendjen në terren edhe në kohë reale mund të intervenojmë, në radhë të parë me izolim por poenta është identifikimi i rasteve të kontaktit që nuk kanë simptome sepse ato mund të jenë të rrezikshëm në shtrirjen e infeksionit sepse nëse dikush prej familjarëve ka pas tash ato faktikisht janë të izoluar, nuk dalin dhe mundësia e përhapjes është më e ulët tash, është në një farë mënyre një vetkontroll i tyre por atë e kontrollon edhe vet izolimi edhe karantinimi qoftë i shtëpive qoftë i fshatrave të prekura”, tha ai.
Mikrobiologu Raka thotë se aktualisht komuna e Malishevës dhe Prishtinës mbetën dy vendet më të prekura me koronavirus por kjo edhe mund të ndryshoj ditëve në vazhdim.
“Këto janë disa ngjarje të cilat rrezikojnë rritjen shumë të shpejtë ose të ashtuquajturën super shpërndarje edhe këtu duhet me pas kujdes për këtë arsye vazhdimisht mesazhi ynë mos u grumbulloni sepse është rrezik, shmanguni grumbullimit, kjo është rruga më e mire”, tha ai.
Të tjera
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...