Sport

Mikel Arteta flet pas lajmit se mund të bëhet trajner i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 03 March 2021

Forma jo e mirë e skuadrës së Barcelonës ka bërë që mediat në Spanjë të spekulojnë për një largim te mundshëm te Roland Koemanit, shkruan Gazeta inFokus.

Zëvendësuesi i teknikut holandez thuhet se mund të jetë trajneri aktual i Arsenalit, Mikel Arteta.

Megjithatë, Arteta i ka hedhur poshtë këto spekulime, duke theksuar se është trajner i Arsenalit dhe është duke e shijuar jetën në Londër.

-Advertisement-

“Barcelona është klub i madh. Unë jam rritur atje si lojtar dhe gjithmonë do të ketë spekulime. Sot jam trajner i Arsenalit dhe nesër do të jem poashtu. Jam duke e shijuar jetën këtu dhe është privilegj të punojë këtu”, deklaroi Arteta.

Mikel Artet në fillimet e karrierës së tij si lojtar ka qenë pjesë e klubit të Barcelonës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera