Mik i Kosovës dhe me një nofkë të çuditshme – Kush është Kancelari i ri i Austrisë?
Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 16 October 2017
31-vjeçari Sebastian Kurz pritet të bëhet Kancelari i ri i Austrisë dhe lideri më i ri europian, pasi partia e udhëhequr nga ai sipas sondazheve ka fituar shumicën në zgjedhjet e sotme.
Kurtz nga Partia Popullore e Austrisë ka marrë shumicën e ulëseve në Këshillin Kombëtar, duke dituar 57 prej 183 ulëseve, sipas exit pollit të realizuar nga ORF.Por, kush është Sebastian Kurz?
Para zgjedhjeve, Kurz shërbeu si ministër i Jashtëm i Austrisë, ishte bërë kryediplomati më i ri në Evropë, kur ishte emëruar në vitin 2013, me vetëm 27 vjeç.
Në maj të vitit 2017 ai u bë udhëheqës i partisë ÖVP. Kurz e filloi karrierën e tij politike në degën e të rinjve të partisë, të cilën ai e kryesoi përpara se të emërohej në Kuvendin e Bashkisë së Vjenës, raporton BBC.
I njohur me nofkën “Wunderwuzzi” (që përkthyer në shqip do të thotë – dikush që mund të ecë mbi ujë), ai është krahasuar me udhëheqësit e rinj të Francës dhe Kanadasë, Emmanuel Macron dhe Justin Trudeau.Njësoj si Macron, Sebastian Kurz krijoi një lëvizje të re rreth vetes, duke e ri-quajtur ÖVP – e cila më parë kishte qenë në pushtet për më shumë se 30 vjet – por me emër tjetër.
Kurz njihet si mik i shtetit të Kosovës. Në shkurt të këtij viti, në rolin e kryediplomatit të Austrisë, ai e vizitoi Kosovën.
U takua me udhëheqësit më të lartë të shtetit, përfshirë ish-kryeministri Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi.Përveç kësaj vizite, Kurz kishte qenë edhe më parë në vizitë zyrtare në Kosovë – në vitin 2016.
Po ashtu, Kurz kishte pritur në një takim zyrtar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Austri, në fillim të këtij viti.Ai, çdo herë ka shprehur mbështetjen e shtetit austriak për Kosovën.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...