Lajme

Mijëra qytetarë në varrimin e riut që e donin të gjithë ata që e njihnin: Lamtumirë Ermal! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 06 May 2017

Doli nga shtëpia për të shkuar në punë, por familjes u kthyer i vdekur. E, sot ata, të birit Ermal Kamberajt, ia dhanë lamtumirën e fundit.

24-vjeçari u vra të premten në mbrëmje në Mitrovicë, në kafeterinë “Check-in” ku ishte menaxher, njofton Klan Kosova. Në vendin e punës u godit me tre plumba në anën e djathtë të gjoksit dhe nga plagët e marra ndërroi jetë në QKUK.

Familjarët e tij përshkruajnë Ermalin si djalin më të qetë, e që nuk ka pasur konflikte asnjëherë me askënd.

-Advertisement-

“Këtyre organeve për faqe të zezë, siç janë shumica, është thënë se duhet dhënë kohë për të zbardhur rastin”, thotë daja i të ndjerit, profesori Fahredin Spahija.

Për t’ia dhënë lamtumirën e fundit, mijëra qytetarë të Mitrovicës e qyteteve tjera u mblodhën në varrezat e qytetit në Shipol. /Klan Kosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera