Mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Shaban Dragaj (Video)

Autori: Gazeta inFokus
21:35 | 14 May 2017
Sot i është dhënë lamtumira e fundit ish-ushtarit dhe veteranit të UÇK-së, Shaban Drgaj.
Shaban Dragaj ishte njeri shumë i dashur dhe i respektuar në Mitrovicë, Drenicë e më gjerë. Kudo që ka punuar është shquar për angazhim e profesionalizëm dhe raporte shumë të mira e korrekte me kolegë e bashkëpunëtorë, shkruan Infokusi.com
Kjo u pa edhe sot, ku mijëra qytetarë nga anë e mbanë trojet shqiptare ishin në varrimin e komandantit Shaban Dragaj.
Ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Drgaj ka vdekur nga një sulm në zemër. I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.
Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.
Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.
Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës.
Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.
Ngushëllime për vdekjen e komandantit Shaban Dragaj kanë shprehur shumë figura politike në Kosovë si dhe shumë bashkëluftetarë të tij./Infokusi.com

Të tjera
-
Arrestohet Knezheviq, ndihmësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për Luftimin e Krimit të Organizuar
Ndihmësdrejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi për Luftimin e Krimit...
-
Detaje të draft aneksit të prezantuar në Ohër, të cilin nuk e ka pranuar Kurti
Kosova dhe Serbia kanë mbajtur takimet e fundit në Ohër nën ndërmjetësimin e ...
-
Molliqaj: Më duket që Vjosa Osmanit i ka mbetur hatri me Albin Kurtin
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se si duket presidentes Vjosa Osmani i...
-
Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe ndaj preside...
-
Pas deklaratës së Kurtit, reagon Kryeziu: Kryeministri s’tha asgjë të re për Asociacionin
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar pasi kryeministri i K...
-
Aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ...
-
Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se çfarë do të bënte po të ish...
-
Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca ekzekutive, s’vlen më asgjë, vendi shkon në zgjedhje
Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të k...
-
Kurti tregon se çka i tha Vuçiqit e BE-së: Nesër ua sjelli statutin, ju premtoj që s’do keni mundësi ta refuzoni
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka bërë një mori deklaratash ekskluzive ...
-
Kurti u kapet analistëve: Po provojnë ta gjejnë fjalën ‘’asociacion’’ që s’është askund
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shfaqur kritik ndaj komenteve që po...
-
Hoti thumbon Kurtin: A paska Asociacion? Mashtruesit, të pabesët
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka quajtur mashtrues dhe të pabesë Lëvizjen ...
-
Molliqaj tregon pse u ‘sulmua’ Besnik Bislimi me ëmbëlsirë: Nuk deshëm ta lëndojmë
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka folur për aksionin e kësaj partie ndaj kr...