Mijëra euro për “dëgjimin” e kotë të Kadri Veselit
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 18 May 2017
Kadri Veseli rrezikoi edhe jetën në një spot televiziv duke paraqitur veten si kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Ish-kryetari i Kuvendit, në Ditën ndërkombëtare të gruas, nuk e kishte vënë rripin e sigurisë derisa vozitej me një automjet garash me një grua që dëshmonte se ato mund ta bëjnë me sukses secilin profesion që dëshirojnë.
Shkoi në çdo komunë për të dëgjuar hallet e për të marrë rekomandime se si të veproi kur ta marr timonin e Qeverisë.
Veseli, e quajti “Turi i Dëgjimit”, vizitën në shumë qytete, e takimet me dhjetëra biznese për të krijuar konceptin për një qeverisje për qytetarët, të cilëve u kushtoi mjaftë shumë nga buxheti i shtetit.
Për këtë nuk pagoi Partia Demokratike e Kosovës, por Kuvendi i Kosovës, i cili lidhi kontratë me operatorin EkonomiaOnline në vlerë afro 10 mijë euro.
Por, këto nuk duket të jenë shpenzimet e vetme që krijoi Veseli nga taksat e qytetarëve. Në çdo takim ai shkoi me veturë zyrtare e dhe personel të Kuvendit të Kosovës.
Shpenzimet për derivate, telefonë e dreka zyrtare ende nuk janë publikuar nga Kuvendi i Kosovës.
Megjithatë, të gjitha këto përgatitje duket t’i kenë shkuar huq të parit të PDK-së. Ai ia ka dorëzuar kandidaturën për kryeministër partnerit të ri të koalicionit parazgjedhor nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.
Spote me para të shtetit
“Operatori i kontraktuar do të ofrojë shërbimet e kërkuara gjatë vizitave të kryeparlamentarit nëpër Komuna të Kosovës, ku përfshihen bizneset, OJQ-të, institucionet arsimore, shëndetësore dhe shoqata të ndryshme”, shkruan në kontratën që Kuvendi lidhi për spotet të cilat u prezantuan edhe në Konventën e tetë të PDK-së, ku Veseli edhe zyrtarisht shpalli platformën qeverisëse për një fillim të ri.
Ky veprim i Kadri Veselit u pa si fushatë e pandershme nga shoqëria civile për shkak të përdorimit të parave publike.
“Buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës assesi nuk duhet të përdoret nga asnjë politikan apo parti politike për të promovuar një person apo një program politik të caktuar. Debati me qytetarë çdoherë është i nevojshëm dhe të gjithë politikanët do të duhej të konsultoheshin sa më shumë me zgjedhësit e tyre, por këto takime kurrsesi nuk duhet të shërbejnë si mjet fushate politike personale”, pati thënë Artan Murati nga KDI për koha.net.
Edhe partitë opozitare shfaqën mospajtime për këtë veprim, por tashmë duket se kanë zbutur qëndrimet.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me partitë që ishin në pushtet. Por një javë më pas u bë bashkë me ata, të cilëve u kishte vënë vijë të kuqe, e i kishte akuzuar për shkatërrim të shtetit, për të marrë postin e kandidatit për kryeministër.
Por, pas kësaj nuk dihet se a do të nis fushata e këtij koalicioni me slloganin e njëjtë që ka promovuar deri më tani Kadri Veseli.
Në lidhje me këtë anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë për lajmi.net se ende nuk kanë biseduar rreth kësaj çështje./Gazeta Fjala/
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...