Lajme

Mijëra euro do ti kushtojë QKUK-së blerja e produkteve higjienike

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 26 January 2022

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të furnizohet me materiale higjienike, shkruan Gazeta Infokus.

Në kontratën e publikuar nga Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik të Kosovës, thuhet se vlera për blerjen e këtyre materiale do të jetë 86 mijë e 840 euro.

Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se kjo marrëveshje është arritur me kompaninë “Teknika”, SH.P.K.

-Advertisement-

Kujtojmë se në muajin janar, numri i të infektuarve është rritur vazhdimisht.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, është bërë e ditur se vetëm në 24 orët e fundit numri i të hospitalizuarve, është 167 pacientë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera