Sport

Mihane Kodra-Bekteshi gruaja e parë në Kosovë që udhëheq një klub futbolli

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 29 June 2020

Mihane Kodra-Bekteshi është gruaja e parë në Kosovë që udhëheqë një klub futbolli, shkruan Gazeta inFokus.

Kodra-Bekteshi është presidente e klubit të Drenicës nga Skenderaj.

Ajo për emisionin ”Sporti n’Fokus” ka deklaruar së është një privilegj për të që udhëheq një klub futbolli.

-Advertisement-

Mihanja gjithashtu zbuloi edhe një fakt mjaftë interesant që e bënë atë të ndihet shumë mirë.

“Është një privilegj shumë i mirë për mu, sepse është e vërtetë që jam femra e parë në Kosovë që udhëheqi një klub futbolli, mandej është edhe diçka shumë interesante, sepse renditna në një nder gratë e nënta në Evropë edhe kështu që më bën mu ndi bajagi mirë”, deklaroi Mihane Bekteshi-Kodra.

Më poshtë keni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera