Sport

Mihane Bekteshi-Kodra flet pas lajmit se Hivzi Ahmeti është emëruar ndihmës-trajner i Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 01 June 2020

Gjatë ditës se sotme nëpër media është raportuar se, Hivzi Ahmeti ka arritur marrëveshje me klubin e Drenicës dhe është emëruar ndihmës-trajner i Gani Sejdiut, shkruan Gazeta inFokus.

Një lajm të tillë e ka pohuar edhe kryetarja e klubit nga Skenderaj, Mihane Bekteshi-Kodra, por ka sqaruar se, Hivzi Ahmeti nuk ka nënshkruar kontratë me Drenicën, por vetëm do ti ndihmoj klubit deri në fund të sezonit.

“Po kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin, Hivzi Ahmeti, i cili ka shprehur dëshirën që ti ndihmoj klubit deri në fund të sezonit. Ahmeti do ta ndihmoj Drenicën në rolin e ndihmës-trajnerit, ndërsa për kontratën e tij do të flasim në fund të sezonit”, ka deklaruar Bekteshi-Kodra për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Drenica nesër luan ndeshjen e parë si mysafire e Prishtinës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Dueli nisë nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera