Uncategorized

Migrimi i ballkanasve s’ka të ndalur

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 03 October 2022

Shqetësim i madh për vendet e Ballkanit Perëndimor. Çdo ditë e më shumë rritet numri i njerëzve të pashpresë për një jetë me perspektivë në këtë rajon.

Shqipëria lider për emigrim në rajon
Në periudhën e vitit 2008-2018 sipas një hulumtimi nga Instituti EPIK, Shqipëria rradhitet e para në rajon për migrim me 1.249.706 të migruar brenda 10 viteve apo 44 për qind e popullsisë së përgjithshme. Llogaritur më 1 janar të vitit 2022 numri i popullatës në Shqipëri numëron 2.793.592 banorë.

Largim i madh nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova
Zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, në një konferencë për shtyp ditë më parë zbuloi shifra alarmante të largimit të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut.
“Nga viti 2011 deri në vitin 2019 nga vendi ynë janë larguar 700.000 qytetarë (33 për qind e popullsisë së përgjithshme), ose çdo i katërti ka ikur nga shteti. Edhe pse ky trend është ulur në periudhën e Kovidit e këtej, për fat të keq paraqet problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave, por edhe për gjithë shoqërinë”, ka thënë Bytyqi. Bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut jetojnë 1.836.713 qytetarë.
Në Kosovë brenda 10 viteve e kanë braktisur vendin 529.647 qytetarë ose 30 për qind e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.

-Advertisement-

BeH dhe Serbia me përqindje të ngjashme
Rreth 170.000 njerëz u larguan nga Bosnjë e Hercegovina (BeH) në vitin 2021 dhe pothuajse gjysmë milioni qytetarë ose 15 për qind e popullsisë së përgjithshme u larguan nga BeH që nga viti 2013. Këto janë rezultatet e hulumtimit nga Unioni për Kthim dhe Integrim të Qëndrueshëm të BeH. Popullsia aktuale në BeH është 3.235.169 banorë.
Nga ana tjetër, të dhënat e fundit të Bankës Botërore tregojnë se 967.120 persona ose 14 për qind e popullsisë ka emigruar nga Serbia në 20 vitet e fundit dhe se 30.000 deri në 60.000 njerëz largohen nga Serbia çdo vit. Numri i vlerësuar i banorëve në Republikën e Serbisë në vitin 2021 është 6.834.326 banorë.
Pjesa më e madhe e popullsisë që e braktisin vendin për një jetë më të mirë janë vendbanimet rurale në Serbinë jugore dhe lindore me 19 për qind për 9 vite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera