Mig-at e Sadam Husseinit i “hëngri” Serbia
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 18 November 2017
Detajet e vogla të Forcave ajrore jugosllave dhe serbe tregojnë se Serbia, përveç “Mig-ave” rusë, ka edhe Mig irakianë, të cilët i përkisnin Sadam Husseinit.Në fakt, ish-Jugosllavia mori nga irakianët për të riparuar 19 aeroplanë luftarakë Mig 21 dhe Mig 23.
Aeroplanët u pranuan në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991.Megjithatë, rënia e Jugosllavisë ndikoi që Iraku të mos marrë Mig-at e tij.
Borisha Mandiq, pilot- instruktor, për Sputnik, shpjegon se si Mig-at irakianë erdhën në Serbi.“Në vitin 1991, Komanda Supreme lëshoi një urdhër për zhvendosje, d.m.th. zhvendosjen e tyre nga vendet e prekshme në zona të sigurta.
Në bazë të këtij urdhri, pati aksione me vetë iniciativë dhe një prej tyre është “para-bazimi” i Mig-ave irakianë nga Bihaqi, në një pjesë të aeroportit të Batajnicës”, tha ai.
Edhe pse ishte spekuluar për numrin e aeroplanëve irakianë që përfunduan në Serbi, Mandiq thotë se Mig 21, një me dy ulëse dhe pesë me nga një ulëse, në pjesë të çmontuara përmes tokës arritën në Beograd, ku u vendosën në Institutin “Moma Stanojloviq”.
“Një Mig-23 ishte në Muzeun e Forcave Ajrore në Surçin për një kohë. Ishte një shembull shumë interesant, pasi ky aeroplan kishte marrë pjesë në luftën irakiane-iraniane. Në vitet e mëvonshme, e gjithë teknika që ka qenë në aeroportin e Batajnicës u hodh në një livadh, ndërsa një kopje e cila ishte vendosur në muze, pas ndërhyrjes së njerëzve nga Ambasada e SHBA, u zhvendos përsëri në aeroportin e Batajnicës.
Sipas njohurive të mia, kjo teknikë është ende në Serbi “, shpjegon Mandiq.Ai thotë se nga këta aeroplanë janë vjedhur pjesë që ishin të vlefshme.
Ndryshe, në vitin 2009 Iraku kishte kërkuar nga Serbia 19 aeroplanë luftarakë Mig 21 dhe Mig 23, të cilët para 20 vjetësh ishin sjellë për remont në Jugosllavi.
“Aeroplanët nuk janë në gjendje për pilotim dhe as nuk mund të rregullohen për fluturim pa investime të mëdha”, kishte deklaruar atëherë gjenerali i Përgjithshëm Miloje Miletiq.
Të tjera
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...
-
Sa po zgjasin pritjet në pikat kufitare?
Aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bard...
-
Deputeti i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën...
-
Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime...
-
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë
Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë di...
-
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat
Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat është përplasur për vdekje...
-
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Haradinaj uron të gjithë bashkatdhetarët për festat e fundvitit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Reshjet e borës, një kamion rrëshqet nga rruga në Badovc
Një kamion ka rrëshqitur sot duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e kushte...
-
Përveç asaj në Katedrale, Kurti merr pjesë edhe në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krish...