Miftaraj: Vota do të jetë e vlefshme për partinë edhe nëse votohet Albin Kurti
Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 03 February 2021
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se përkundër që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’është larguar nga lista e kandidatëve për deputetë, edhe nëse votohet nga qytetarët vota do të jetë e vlefshme për partinë, por jo edhe për Kurtin.
Në një prononcim për GazetaBlic, Miftaraj ka vlerësuar se nëse votohet numri 1 në listën e VV-së, vota nuk do të numërohen për kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.
“Edhe përkundër faktit që VV insiston që Kurti të jetë numër 1 në listën e dërguar nga VV, në anën tjetër KQZ në pajtim me obligimet ligjore tani më ka miratuar listën zgjedhore për çdo parti politike, me emrat e kandidatëve të cilët janë certifikuar. Po ashtu, lista e kandidatëve të certifikuar tanimë është publike dhe në te nuk figuron Kurti dhe personat tjerë që nuk janë certifikuar. Në këtë drejtim, edhe përkundër faktit që qytetarët e Kosovës do të votojnë numrin 1 të listës së VV, të njëjtat vota nuk do të numërohen sa i përket numrit 1, por që vota do të njihet për partinë politike VV. Nëse në këtë listë votohen deri 5 kandidatë, edhe nëse votohet numri 1 në listën e VV, vota nuk do shpallet e pavlefshme”, është shprehur ai
Kujtojmë që Vetëvendosje nuk i ka zëvendësuar dy kandidat për deputetë, Albin Kurtin, që mban numrin një dhe Albulena Haxhiun që mban numrin gjashtë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërkohë që sot edhe zyrtarisht është hapur fushata zgjedhore.

Të tjera
-
Shteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit vjet
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Min...
-
Sot varroset zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan
Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafi...
-
Bizneset përmes OEK i drejtohen Kurtit: Shtyni vendimin për tregun e lirë të energjisë, bizneset po përballen me barrë të papërballueshme
Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e tjerë të sektorit priva...
-
Vrasësit e 14-vjeçares nga Shkupi dënohen me burgim të përjetshëm
Një gjykatë në Shkup dha sot një verdiktin në rastin e vrasjes së dyfishtë br...
-
Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan
Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafi...
-
Komuna e Prishtinës dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka pritur sot në Prishtinë një delegac...
-
LBK: Kërkesë për pezullimin e vendimit nga ZRRE – thirrje për dialog dhe mbështetje të prodhuesve vendorë
Shoqata e Prodhueseve, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i bën th...
-
Edhe Apeli i lë në arrest shtëpiak 10 të dyshuarit për rastin e dallavereve me patentë shoferë
Gjykata e Apelit me vendimin e datës 20 qershor 2025, ka vërtetuar vendimin e...
-
Durmishi thotë se së shpejti nis ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër
Ndërtimi i dy urave të reja, ashtu siç po planifikon Qeveria në detyrë, që li...
-
Oda Amerikane i kërkon ZRrE-së pezullimin e procesit të liberalizimit të tregut të rrymës pas vendimeve gjyqësore
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur shqetësimet përkitazi me zbat...
-
“Kushedi, ndoshta”, Haxhiu pyetet nëse VV mund të japë emër tjetër për kryeparlamentar
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila është edhe e propozuara e ...
-
AGK dënon pengimin e gazetarit të Radio Gorazhdecit nga Policia e Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas ra...