Miftaraj: Vendimi për pezullimin e licencës së Klan Kosovës ngjan me një përpjekje për të kontrolluar mediat
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 16 June 2023
Drejtori Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se si organizatë anëtare e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut, janë jashtëzakonisht të shqetësuar për vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës.
Miftaraj potencoi se Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) e konsideron këtë vendim si shkelje të drejtpërdrejtë të lirisë së shprehjes dhe medias.
Ai shtoi se vendimi për pezullimin e licencës së Klan Kosovës nga MINT ngjan me një përpjekje për të kontrolluar mediat dhe për të kufizuar lirinë e fjalës.
“Si organizata anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN), jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për pezullimin e certifikatës së biznesit të Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova” SHPK, pjesë e së cilës është edhe televizioni publik Klan Kosova”, shkroi Miftaraj.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar më 14 qershor 2023 se ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës, Departamentin e Krimeve të Rënda, kundër Klan Kosovës dhe përgjegjësve të tjerë nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve mbi dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, detyrë, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”.
“Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) e konsideron ktë vendim si shkelje të drejtpërdrejtë të lirisë së shprehjes dhe medias. Republika e Kosovës është një shtet demokratik me një Kushtetutë që garanton të drejtat dhe liritë e njeriut, përfshirë atë të lirisë së shprehjes dhe të shtypit të lirë. Pezullimi i licencës së Klan Kosovës pa proces të rregullt ligjor dhe bazuar në dyshime të pabazuara ligjërisht, krijon një precedent të rrezikshëm antidemokratik dhe shtyp të drejtat themelore siç është liria e shprehjes”.
“Vendimi për pezullimin e licencës së Klan Kosovës nga MINT ngjan me një përpjekje për të kontrolluar mediat dhe për të kufizuar lirinë e fjalës. Prandaj, ne jemi shumë të shqetësuar për mesazhin që përcjell jo vetëm për Klan Kosova por për çdo media tjetër në Kosovë. Mediat e lira dhe të pavarura duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë etike dhe profesionale. Asnjë vendim qeverie nuk ka kompetencë apo autoritet ligjor për të ndërhyrë në këtë proces thelbësor për funksionimin e një shoqërie demokratike”.
“Rrjeti i të Drejtave të Njeriut mbështet fuqishëm lirinë e medias dhe të shprehjes, dhe solidarizohet me të gjitha institucionet mediatike dhe gazetarët/et që kryejnë një punë të pakrahasueshme në baza ditore duke i ushtruar këto liri”.
Ai i ka bërë thirrje kryeministri të Kosovës, Albin Kurti që të anulojë menjëherë vendimin e MINT.
“Një shoqëri demokratike kërkon funksionimin e plotë të ligjit dhe rendit dhe ne vlerësojmë çdo përpjekje për këtë. Por, pezullimi i punës së një media nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është antikushtetues dhe cenon të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në Kosovë. Ne nuk mund të lejojmë në asnjë mënyrë krijimin e precedentëve të tillë frikësues dhe kërcënues në lidhje me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të anulojë menjëherë vendimin e MINT dhe të marrë masa të menjëhershme ndaj ministres Rozeta Hajdari për këto veprime të papranueshme ndaj vlerave themelore demokratike”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...