Miftaraj: Procesi gjyqësor po afrohet në fund, arrestimet e Gjykatës Speciale janë të pakuptimta
Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 10 December 2024
Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, ka komentuar arrestimet e tre personave nga Gjykata Speciale, duke theksuar se këto arrestime janë të paqarta.
Në një intervistë për Ekonomoa Online, Miftaraj është shprehur se informacionet që kishin dëshmuar pengimin e administratës së drejtësisë nga këta individë ishin të pamjaftueshme për të mbështetur një vendim të tillë.
“IKD në vazhdimësi e ka potencuar faktin që integritetin procedurës gjyqësorë garantohet duke mbrojtur dëshmitarët, gjyqtarët jo vetëm në Hagë por edhe në Kosovë, duhet të siguronin që procedurat të zhvillohen në mënyrë të pa penguar sidoqoftë në mënyrë se si e pamë dhe si u zhvilluan seancat e paraburgimit që tre ditë mund të themi se është e pakuptimtë se Gjykata Speciale të potencoi se ka pasur informacione që personat e njëjtë kanë penguar administrimin e drejtësisë prej fillimit të vitit 2023 deri në fund të vitit 2024 dhe vetëm në këtë fazë e marrin një vendim të tillë është e pa zakontë dhe për ne është e pa kuptueshme. Për më tepër ne duhet ta kuptojmë faktin që deri në mars-prill të vitit të ardhshëm është paraparë që dëshmitarët e Prokurorisë të mbyllin si temë dhe të japin dëshminë e tyre”, është shprehur Miftaraj.
Miftaraj ka theksuar se, në këtë fazë të procesit gjyqësor, është e pa kuptimtë të shohim arrestime të tilla. Ai e pranon se ligji nuk e ndalon një veprim të tillë, mirëpo Miftaraj shpreson që ky frustrim i Prokurorisë të mos ketë ndikuar në veprimet e fundit të ndërmarra nga Gjykatën Speciale.
“Në këtë fazë, pra në fund të këtij procesi gjyqësor të shohim një gjë të tillë për neve është e pa kuptimtë që është e vërtetë që ligji nuk e ndalon. Nuk duam ta paragjykojmë rastin në këtë fazë, por në bazë të asaj që kemi parë si IKD që monitorojmë këtë gjykatë në baza ditore, dhe po raportojmë për çdo seancë që është mbajtur mund të themi që prokurorët e rastit së paku shihen që nuk janë shumë të kënaqur me punën që kanë bërë kemi parë një numër të madh të dëshmitarëve të Prokurorisë në një mënyre kanë jep dëshmi të cilat kanë shkuar në favor të mbrojtjes, ne duam të besojmë që ky frustrim i Prokurorisë nuk është duke ndikuar edhe në veprimet e fundit që u ndërmorët në këto ditët e fundit”, ka theksuar ai për EO.
Tutje, ai ka thënë se se procesi gjyqësor po shkon drejt fundit, duke theksuar se përfundimi me dëshmitarët e mbrojtjes, mund të sjellë një “çlirim” si për Kosovën ashtu edhe për të pandehurit.
Ai theksoi se një përfundim i këtij procesi, së paku në shkallën e parë, do të ishte një hap i rëndësishëm për drejtësinë.
“Është mirë që procesi tgjyqësor po i shihet fundit me vet fakti që përfundojnë dëshmitë dëshmitarët e Prokurorisë në mars-prill, duke filluar me dëshmitarët e mbrojtësve të viktimave pastaj për të përfunduar me dëshmitarët e mbrojtjes mund të themi se mund të jetë një çlirim si për Kosovën dhe të pandehurit që ky proces të marrë një përfundim së paku në shkallën e parë. Pa dashur të paragjykojmë duam të besojmë që në fund të fitoj drejtësia, dhe procesi të ketë integritetin dhe besimin e publikut në mënyrë që çfarëdo vendimi të merret ta marr bekimin të cilët i prekë ky vendim por edhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Ndryshe, Prokuroria Speciale të premten ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ish – shefin e AKI-së Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































