Lajme

Miftaraj: Pesë vite kanë fjetur, dëshira e madhe me ruajt pushtetin është me e madhe se dëshira të mbrohen viktimạt e dhụnës në familje

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 07 August 2024

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës e më së shumti ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për shkak se ai thotë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albulena Haxhiu edhe pse kanë pasur mundësi që nga viti 2020, nuk e kanë përmbushur obligimin e tyre për të funksionalizuar mbikëqyrjen elektronike të personave që me vendim gjykate dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhunë në Familje”.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shtuar se kjo qeveri që pesë vite kanë fjetur e që dëshira e tyre është më e madhe për të ruajtur pushtetin se me i mbrojt viktimat e dhunës në familje.

-Advertisement-

Miftaraj kritikoi ministren Haxhiu edhe për vizitën që shkoi ajo tek gruaja në QKUK e cila u plagos nga burri i saj në Bresje të Fushë Kosovës.

“Pese vite kane fjetur. Dhe sot ministrja shkon dhe bën fushate me një grua subjekt te dhunës ne familje e cila kërkon vetëm drejtësi. Sikur kjo qeveri do te kishte vullnet me nda drejtësi brenda fushëveprimtarisë qe kane do te ndanin buxhet dhe te funksionalizonin mbikqyrjen elektronike. Me shume mundësi rasti i Fushe Kosovës dhe shume raste tjera do te parandaloheshin”, ka shkruar Miftaraj.

Poashtu  ai thotë ligji për Mbikëqyrjen Elektronike ishte hyrë në fuqi me 1 korrik të vitit 2015 por që asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte.

“Por jo, politika dhe dëshira e madhe me ruajt pushtetin dhe privilegjet është me e madhe se ndjenja dhe dëshira te mbrohen viktimat e dhunës ne familje. Sikur gruaja qe e vizitoi Haxhiu te kishte informacion do te duhej te shtronte pyetje: Ministre pse qe pese vite ne pushtet ende nuk eshte funksionalizuar mbikqyrja elektronike? Ministre pse nje ligj i miratuar para 9 viteve ende nuk gjen zbatim sepse Ju si qeveri nuk keni nda buxhet?”, ka shkruar tutje Miftaraj.

Ndryshe sot ministrja Haxhiu ka shkuar në vizitë në QKUK tek gruaja e cila u plagos ditën e martë nga burri i saj në Fushë Kosovë.

Ajo nga atje tha se gruaja e plagosur i ka kërkuar asaj drejtësi për rastin e saj derisa tha se burri që plagosi gruan ishte liruar “kinse ka probleme shëndetësore”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera