Miftaraj për vra*jen e gruas në Pejë: Ku është përgjegjësia e shtetit e Ministres së Drejtësisë?
Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 16 Prill 2024
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së gruas në Pejë nga bashkëshorti, rasti makabër që ndodhi sot në Pejë.
Ai është shprehur i mllefosur ndaj shtetit dhe mënyrës se si gruaja asnjëherë nga institucionet nuk shihet si viktimë, por burri i cili e ka kryer krimin, shkruan Gazeta Infokus.
“Ne një shtet ku Kryeministri, ministri, deputeti, këshilltari brenda ditës i sulmon gjykatat e rregullta dhe gjykatën kushtetuese për një grusht vota. Ne një shtet ku policia, prokuroria dhe gjykata nuk e shohin viktime gruan e cila vritet ose dhunohet nga burri, por burrin i cili e ka kryer krimin”, ka thënë Miftaraj.
Ai gjithashtu kërkoi përgjegjësi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se përgjegjësia e saj nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm me disa statuse në rrjetet sociale.
“Ne atë shtet ndodhin vrasjet, dhunimet, ska rend, ska ligj. Sepse, qytetari mendon se me shkel ligjin, me vra tjetrin, me dhunu gruan është normale. Dhe ne fund shtrohet pyetja, Ministrja e Drejtësisë si Koordinatore Nacionale kundër dhunës ne familje a ka ndonjë përgjegjësi? Dhe a fillon dhe përfundon përgjegjësia e saj me postime ne Facebook si me qene pjesëtare e shoqërisë civile?”, ka thënë ai.
Kujtojmë se rastet e vrasjeve të grave në Kosovë janë në rritje derisa brenda javës dy gra u vranë në Kosovë. Rasti tjetër ndodhi në Ferizaj ku një 21 vjeçare u vra nga ish bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































