Lajme

Miftaraj për vra*jen e gruas në Pejë: Ku është përgjegjësia e shtetit e Ministres së Drejtësisë?

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 16 April 2024

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së gruas në Pejë nga bashkëshorti, rasti makabër që ndodhi sot në Pejë.

Ai është shprehur i mllefosur ndaj shtetit dhe mënyrës se si gruaja asnjëherë nga institucionet nuk shihet si viktimë, por burri i cili e ka kryer krimin, shkruan Gazeta Infokus.

“Ne një shtet ku Kryeministri, ministri, deputeti, këshilltari brenda ditës i sulmon gjykatat e rregullta dhe gjykatën kushtetuese për një grusht vota. Ne një shtet ku policia, prokuroria dhe gjykata nuk e shohin viktime gruan e cila vritet ose dhunohet nga burri, por burrin i cili e ka kryer krimin”, ka thënë Miftaraj.

-Advertisement-

Ai gjithashtu kërkoi përgjegjësi nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se përgjegjësia e saj nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm me disa statuse në rrjetet sociale.

“Ne atë shtet ndodhin vrasjet, dhunimet, ska rend, ska ligj.  Sepse, qytetari mendon se me shkel ligjin, me vra tjetrin, me dhunu gruan është normale. Dhe ne fund shtrohet pyetja, Ministrja e Drejtësisë si Koordinatore Nacionale kundër dhunës ne familje a ka ndonjë përgjegjësi? Dhe a fillon dhe përfundon përgjegjësia e saj me postime ne Facebook si me qene pjesëtare e shoqërisë civile?”, ka thënë ai.

Kujtojmë se rastet e vrasjeve të grave në Kosovë janë në rritje derisa brenda javës dy gra u vranë në Kosovë. Rasti tjetër ndodhi në Ferizaj ku një 21 vjeçare u vra nga ish bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera