Miftaraj për qeverinë pas takimit të Besnik Bislimit në Bruksel: Shumë amatera dhe të padijshëm në diplomaci dhe dialog
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 19 March 2024
“Kurrë mos thuaj kurrë”, është shprehur drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi IKD, Ehat Miftaraj pas takimit trepalësh në Bruksel ku ndër të tjera u pranua se është diskutuar edhe për cështjen e dinarit.
Kjo pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit që pati në Bruksel me emisarin Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesit serb Petar Petkoviq, u shpreh që me 22 mars Kosova dhe Serbia duhet të dërgojnë propozime për çështjen e dinarit e ku edhe do të diskutohet për to.
E ky reagim i tij erdhi pasi qeveria Kurti e në veçanti edhe zv, kryeministri i parë, Besnik Bislimi kishin thënë se nuk i diskutojnë vendimet e një institucioni të pavarur si është Banka Qendrore e Kosovës e aq më pak që kjo të bëhet temë në dialogun Kosovë – Serbi.
“BQK është e pavarur, nuk i diskutojmë vendimet e një institucioni te pavarur, rezultati, Serbia dërgon propozime ne Bruksel lidhur me një vendim te BQK, këtij institucionit te pavarur. Sikur te dëgjonit Presidenten Osmani se çështja e dinarit te zgjidhet ne Prishtine me Amerikanet, nuk do te faktorizonit Serbinë deri ne ata mase sa te jap propozime lidhur çështjet e brendshme te Republikës se Kosovës”, ka shkruar Miftaraj.
Ndryshe eksperti i çështjeve juridike ka thënë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Besnik Bislimin dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallen se po tregohen amatera në diplomaci dhe dialog.
“Shume amatera dhe të padijshëm në diplomaci dhe dialog”, është shprehur Miftaraj.
Ndërsa sot është mbajtur takimi trepalësh në Bruksel, që zgjati gjithsej 4 orë, e që pas takimit pala kosovare ka bërë të ditur se me 22 mars Kosova dhe Serbia kanë afatin e fundit për të dërguar një propozim në lidhje me përdorimin e dinarit në Kosovë.
E po ashtu u paralajmërua edhe një takim tjetër javën e ardhshme për të biseduar edhe për këto propozime që do të i bëjnë të dyja shtetet./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...