Lajme

Miftaraj: Marrëzi të thuhet se Basha punoi kundër UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 17 November 2020

Ditëve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë ka nisur një debat për rolin e kreut të PD-së në disa filmime për masakrën e Krushës së Madhe e hetime që janë kryer kundër UÇK-së. Lulzim Basha është akuzuar se ka marrë këto filmime gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e UNMIK’ut.

Kreu i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj është përfshirë në debatin për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe rolin e tij gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e UNMIK’ut.

Miftaraj ka shkruar në Facebook se ndaj Lulzim Bashës po bëhet luftë politike para zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri.

-Advertisement-

“Lufta speciale ndaj Lulëzim Bashës është luftë politike para zgjedhjeve në Shqipëri në mes të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Shumë të pavërteta, shumë njollosje, shumë politikë, orkestrim dhe qerim i hesapeve personale”, ka thënë ai.

I njejti shton se nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka punuar në UNMIK. Sipas Miftarajt, në atë kohë shumica e ndërkombëtarëve kanë pasur xhelozi ndaj Bashës derisa të njejtit thotë se ia kanë kontestuar edhe profesionalizmin.

“Prej fillimit të vitit 2005 deri në gusht 2007 kam punuar në Divizionin e Politikave Ligjore në Departament të Drejtësisë në UNMIK. Kush e din si ka funksionuar Departamenti i Drejtësisë në UNMIK, e din se ka pasur shumë luftë dhe xhelozi mes shefave të divizioneve në këtë department, shtyllës së parë të UNMIK dhe Zyrës së PSSP-së. Shumica e ndërkombëtareve në Department të Drejtësisë në UNMIK vetëm për faktin se ka qenë Lulëzim Basha shqiptare i Shqipërisë kanë pasur xhelozi të jashtëzakonshme ndaj të njejtit dhe ia kanë kontestuar në vazhdimësi profesionalizmin e tij me argumentin se i njejti është shqiptar dhe është i njëanshëm në raport me shqiptarët e Kosovës”, thotë ai.

“Të vetmën pikë që e kanë kontestuar me xhelozi të tmershme ka qenë se anon nga shqiptarët dhe kjo ndikon në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në punë. Kontributi i Bashës në formimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë dhe kalimin e kompetencave nga UNMIK ka qenë i jashtëzakonshëm. Basha për gjithçka mundet mu akuzu, ama me akuzu se ka punu kundër UÇK është marrëzi”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera