Lajme

Miftaraj: Këshilli Gjyqësor nuk vendos se a mund të kandidoi Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit

Autori: H. Smajli 14:34 | 20 January 2021

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë Komisionit Qendror Zgjedhor 47 emra të kandidatëve të partive politike të cilët sipas këtij institucioni nuk kanë të drejtë të garojnë në zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se ky është vetëm një njoftim për shkak se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk merr vendim për këtë pjesë.

Sipas Miftarajt ata e kanë kryer punën e tyre për të treguar se kush ka probleme me ligjin nga kandidatët e listave, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se vendimin e merr KQZ-ja, vendim për të cilin kandidatët përsëri mund të ankohen.

“Ky është vetëm një njoftim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ata vetëm e kanë kryer punën e tyre për të parë se cilët nga kandidatët kanë probleme me ligjin. Vendimin se kush mund të garojë e merr Komisioni Qendror Zgjedhor i cili vendim përsëri është i ankimueshëm dhe kandidatët mund të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Miftaraj për inFokus./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera