Miftaraj ia numëron sukseset dhe dështimet qeverisë Kurti në drejtësi: Kampion të ndërhyrjes në institucione
Autori: Gazeta inFokus
13:14 | 27 Mars 2024
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj ia ka bërë balancën, ndërmjet sukseseve dhe dështimeve të Qeverisë Kurti, në drejtësi. Krejt kjo pasi vet Kurti shkroi në Facebook për drejtësinë në tri vitet e tij të qeverisjes, ku numëroi vetëm sukseset, gjithmonë sipas tij.
Miftaraj ndonëse ia njeh disa suksese, siç është vullneti politik për vettingun, ai ka renditur edhe një sërë dështimesh në këtë dikaster të qeverisë.Kampion të ndërhyrjes në institucione të pavarura”, e “amnistim të zyrtarëve të saj”, janë disa nga kritikat e Miftarajt për drejtësinë në qeverinë Kurti.
Postimi i plotë:
Sukseset dhe dështimet e qeverisë Kurti në drejtësi të përmbledhura në tre vite:
Sukseset:
Vetting-u, meritat i takojnë qeverisë për vullnetin politik për të realizuar këtë proces jetik për sundimin e ligjit. Edhe pse Vettingu do jetë gjysmak dhe edhe pse ende nuk është miratuar Amandamenti Kushtetues në Kuvendin e Kosovës, prapë se prapë mund të konsiderohet si një sukses i kësaj qeverie.
Themelimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Komerciale. Ky nuk mund të konsiderohet sukses i qeverisë së Kurtit, pasi ligji për gjykatë është ligj që është inicuar nga qeveria e kaluar, politike e përcaktuar me Strategjinë për Sundimin e Ligjit. Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale është sukses i plotë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe USAID. KGJK dhe USAID kanë udhëheq me këtë process, të cilin e kanë finalizuar me sukses. Qeveria nuk ka ndarë buxhetin e nevojshëm për funksionimin e duhur të kësaj gjykatë. Shto obligime, mos jep buxhet, krijo probleme të reja.
Miratimi i ligjeve për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe atë për Deklarimin e Pasurisë, është sukses i kësaj qeverie. Sidoqoftë, qeveria s’ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, duke marr për bazë kompetencat shtesë të përcaktuara me ligj. Shto obligime, mos jep buxhet, krijo probleme të reja.
Janë miratuar ligje të rëndësishme si Kodi i Procedurës Penale dhe ligje tjera.
Dështimet:
Reformimi i sistemit të drejtësisë penale, civile dhe administrative.
Tre vite të shkuara dëm. Edhe pas tre viteve reforma në sistemin prokurorial është në fazën ZERO. Projekt-ligji për KPK është në Kuvend. I njejti projektligj është konsideruar nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese se i cenon parimet e sundimit të ligjit. Të shpresojmë që së paku gjatë vitit 2024 ky ligj të miratohet dhe të hyj në fuqi. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, përbërja e KPK do të ndryshoj tek pas dy ose tre viteve. Pra, reforma në KPK nuk do të arrijë të realizohet në mandatin e kësaj Qeverie.
Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është në Gjykatën Kushtetuese. Draftin e parë të këtij Ligji Komisioni i Venecias e kishte konsideruar në tërësinë e tij si ligj kundër standardeve që garantojnë dhe promovojnë drejtat dhe liritë e njeriut.
Drejtesia Civile:
Për miratimin e Kodit Civil nuk ka vullnet politik nga partia në pushtet që i njëjti të votohet. Kodi Civil konsiderohet si ligji më i rëndësishëm për të drejtat e qytetarëve menjëherë pas Kushtetutës.
Drejtesia Administrative:
Reforma në drejtësinë administrative poashtu është vonuar shumë. Projektligji është miratuar në qeveri. Janë dashur tre vite që projekt ligji të hartohet dhe miratohet në qeveri.
Premtimi elektoral se do të ngritet padi për gjenocid ka mbetur premtim në letër, premtim fiktiv dhe i parealizueshëm.
Forcimi i kapaciteteve të PSRK, është poashtu premtim fiktiv. Kësaj prokurorie i janë ndarë buxhet për pak pozita për prokurorë dhe disa staf mbështetës. Rezultatet në trajtimin e krimeve të luftës janë të papërfillshme.
Ndërhyrjet e papërshtatshme të ekzekutivit dhe legjislativit në pavarësinë e gjykatave të rregullta dhe Gjykatës Kushtetuese. Partia në pushtet është kampion për të ndërhyrë në mënyrë të papërshtatshme në institucionet e pavarura. Raportet e ekspertëve eminentë të Këshillit të Evropës i kanë trajtuar si shqetësuese ndërhyrjet e Qeverisë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve individual si dhe sistemit të drejtësisë. Kjo është e papranueshme për një shtet që aspiron të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.
Dhe krejte ne fund, kjo qeveri e ka fuqizuar kulturen e pandeshkueshmerise ne luften kunder korrupsionit ne rastet kur zyrtare te kesaj qeverie jane perballur me hetime penale per korrupsion. Si rralle ndonjehere, vet Kryeministri apo ministrat e tij ka akuzuar organet e ndjekjes kur kane arrestuar apo filluar hetimet per korrupsion, si rasti Martin Berishaj, rasti i KEK, rasti i rezervave shteterore e shume raste tjera.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...





























