Lajme

Miftaraj: Gjykata Speciale ka të drejtë në arrestimin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Autori: H. Smajli 15:18 | 01 October 2020

Dy krerët e Organizatës së veteranëve të dalë nga lufta, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan nga Gjykata Speciale me 26 shtator.

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se Gjykata Speciale ka të drejtë ligjore në arrestimin e personave të cilët konsideron se po ndërhyjnë në punën e tyre.

“Dhomat e Specializuara kanë të drejtë që të ndërhyjnë në rastet kur ndërhyhet në punën e tyre. Si duket publikimi i dosjeve nga Hysni Gucati e Nasim Haradinaj lidhur me punën e Gjykatës Speciale, në këtë drejtim si rezultat i konferencave për media nga ana e këtyre dy te fundit në lidhje me punën e Speciales ka bërë që prokurori i rastit të kërkojë paraburgimin e tyre me arsyetimin që kanë penguar punën e Gjykatës”, ka thënë Miftari.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se në bazë të ligjit kjo Gjykatë ka të drejtë të arrestojë edhe personat që mendon se po tentojnë të ndërhyjnë në punën e drejtësisë.

“Padyshim që për të dhënë verdiktin final është vetë Gjykata por e përsëris me aq sa e kuptojmë ligjin Dhomat e Specializuara kanë të drejtë edhe për arrestimin e çdo kujt që mendojnë se po tenton të ndërhyjë në punën e Drejtësisë”, ka thënë ai.

Kryetari i OVL-UCK,  Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate u arrestuan në të  njtën ditë nga njësi të EULEX-it.

Haradainaj po akuzohet për frikësim dhe publikim të dosjeve konfidenciale, ndërsa Gucati pritet që sot të ketë paraqitjen e parë para Gjykatës në Hagë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera