Lajme

Miftaraj: Edhe dy ose tre adresime të ministres së MPJD’së dhe qytetarët e Kosovës do ta përjetojnë Evropën si azilantë

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 10 July 2021

Ehat Miftaraj nga IKD-ja, ka hedhur akuza ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, duke thënë se adresimet po i bën për kalkulime politike.

Siç shprehet ai, përmes një postimi në ‘Facebook’, “edhe dy ose tre adresime të Ministrës së Punëve të Jashtme dhe qytetari i Kosovës, Evropën do ta përjetojë vetëm si azilant apo refugjat përmes rrugëve ilegale”, shkruan Gazeta Express.

“Kur politika e jashtme, liberalizimi i vizave dhe promovimi i interesave shtetërore të Republikës së Kosovës kalkulohen për një grusht vota për zgjedhjet lokale të tetorit 2021, është EGO për pushtet e asesi për mireqënie të qytetarit. Edhe dy ose tre adresime të Ministrës së Puneve te Jashtme dhe qytetari i Kosoves, Evropen do ta perjetoj vetem si azilant apo refugjate permes rrugeve ilegale”, ka thënë Miftaraj.

-Advertisement-

Gërvalla-Schwarz ka marrë sot pjesë në Forumin e Dubrovnikut, ku ndër tjerash ka theksuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta fajësojnë Bashkimin Evropian për çështjen e integrimit në BE.

E njëjta për Kosovën ka thënë se duhet të progresojë në fushën e sundimit të ligjit për të bërë hapa para drejt integrimit në unionin europian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera